Zjarrfikësit si dhe Policia së Kosovës kanë bërë një intervenim në lagjen Dardania në Fushë Kosovë, ku është larguar një pjesë e fasadës së një objekti që paraqiste rrezik për qytetarët.
Lajmin e ka konfirmuar për median zëvendëskomandanti i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, i cili bëri të ditur se intervenimi tanimë ka përfunduar.
Ai sqaroi se në vendin e ngjarjes nuk ka pasur zjarr, por zjarrfikësit kanë ndërhyrë vetëm për të larguar pjesën e fasadës që rrezikonte sigurinë e kalimtarëve.
Pas përfundimit të ndërhyrjes, zona është konsideruar e sigurt për qytetarët.
