Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka mbërritur në Lushnjë, ku ka vizituar qytetarët të cilët ndodhen në spital pas zjarrit në qendrën tregtare “Metropol”.
Ajo është shprehur se qytetarët, por edhe zjarrfikësit që ndodhen në spital për shkak të asfiksisë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Sapo kemi vizituar të gjithë qytetarët që iu drejtuan spitalit në Lushnje. Janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën falë një pune të ekipit të mjekëve. Çdo gjë është nën kontroll, gjendja paraqitet e qetë, qytetarët kanë marrë mjekimet e nevojshme dhe për momentin nuk kanë asnjë shqetësim.
Përpara se të vija në spital kam qenë edhe pranë qendrës tregtare. Situata është nën kontroll. Janë evakuuar të gjithë banorët dhe janë forcat e RENEA-s që po kontrollojnë kat më kat. Nga informacionet që kam, të gjithë janë të evakuuar dhe policia e zjarrfikëset janë aty për të vënë situatën nën kontroll”, tha Koçiu ndër të tjera për “Abc news”.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo