Lajme

Zjarri te “Kodra e Trimave”, policia jep detaje

Parku në lagjen “Kodra e Trimave” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e të shtunës, dhe një ditë para.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin.

Ajo ka thënë se nga këto incidente ka vetëm dëme materale dhe rasti është i cilësuar si zjarrëvënie.

TS Poll - Loading poll ...

”Ju njoftojmë se lidhur me incidentet e zjarrit në atë zonë (dy incidente),ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale, është iniciuar rast i cili është cilësuar si zjarrëvënie.

Aktualisht hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë.” tha Ahmeti./IndeksOnline