BBV

ZKA nis auditimin Termokos-it – nëse po menaxhon në mënyrë efektive

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka bërë të ditur se ka filluar auditimin e efektivitetit të shërbimit të ngrohjes qendrore nga Termokosi.

Sipas tyre, objektivi i këtij auditimi është të vlerësojë nëse Ndërmarrja Publike “Termokos” menaxhon në mënyrë efektive rrjetin e shpërndarjes së energjisë termike, duke siguruar furnizim të barabartë, matje të saktë dhe ngrohje të qëndrueshme për konsumatorët.

Po ashtu, ka bërë të ditur ZKA-ja se, auditimi synon të identifikojë mangësitë që ndikojnë në cilësinë, besueshmërinë dhe koston e shërbimit publik të ngrohjes qendrore.

“Sistemi i ngrohjes qendrore në Prishtinë mbulon mbi 2.1 milionë metra katrorë hapësira banimi komerciale dhe institucionale, e siç thonë, në bazë të shqetësimeve të ngritura nga mediat dhe qytetarët rezulton se pavarësisht investimeve të realizuara sistemi i ngrohjes qendrore vazhdon të përballet me humbje të larta në rrjet dhe furnizim tëpabarabartë të ngrohjes, duke u përcjellë me ankesa prej konsumatorëve si dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë dhe besueshmërinë e shërbimit publik të ngrohjes qendrore”, thotë ZKA-ja.

Të Ngjashme