ShowBizzz

Zogu i Tiranës rikthehet në Aldo Morning Show, habitet dhe vetë Aldo: Waw

Hermes Nikaj, i njohur si Zogu i Tiranës është rikthyer në emisionin nga ku u bë i famshëm. Këtë të hënë Zogu u shfaq në “Aldo Morning show” duke habitur publikun, por edhe vetë Aldon.

“Me Zogun? Me kë Zog? Ja fut kot! Ka dal? Waw”, tha Aldo ndërsa në ekran u shfaq Zogu, i cili kërkoi ndjesë për vonesën.

“Po çne ti këtu?”, e pyeti Aldo dhe pastaj zbuloi se nuk e priste daljen e tij sot, edhe pse Zogu e ka kërkuar prej kohësh rikthimin në emision.

Tani e tutje mëngjeset në “Aldo Morning show” do jenë edhe me Zogun, i cili njihet për batutat dhe lirshmërinë që ka para kamerave.

Zogu i Tiranës rikthehet në Aldo Morning Show, habitet dhe vetë