Lajme

Zulfaj dhe ambasadorja finlandeze diskutojnë statusin kandidat të Kosovës në BE

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Në takim biseduan për prioritetet në kuadër të procesit të integrimit evropian, me theks statusin kandidat dhe zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes. 

Finlanda është vend mik e partner që ndajmë vlera të përbashkëta.

Kryenegociatori Zulfaj e falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për avancimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Të Ngjashme