Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, Drejtorin e Zyrës për Ballkanin Perëndimor të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), Arnaud Dauphin, dhe përfaqësuesin e AFD-së në Kosovë, Thomas Lucaora.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin me AFD-në në projekte zhvillimore dhe infrastrukturore si dhe për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Zulfaj foli për projektet në kuadër të Instrumentit të para-anëtarësimit (IPA), dhe e vlerësoi bashkëpunimin me AFD-në.
“Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian z. Jeton Zulfaj, priti sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Sh.T. Olivier Guérot, Drejtorin e Zyrës për Ballkanin Perëndimor të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), z. Arnaud Dauphin, dhe përfaqësuesin e AFD-së në Kosovë, z. Thomas Lucaora.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin me AFD-në në projekte zhvillimore dhe infrastrukturore si dhe për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Z. Zulfaj foli për projektet në kuadër të Instrumentit të para-anëtarësimit (IPA), dhe e vlerësoi bashkëpunimin me AFD-në”, thuhet në njoftimin për media.
