Lajme

Zyra e BE-së thirrje për fushatë të qetë dhe diskurs të respektueshëm

Zyra e Bashkimit Evropian u ka bërë thirrje të gjitha partive politike dhe kandidatëve për deputetë për fushatë të qetë dhe promovim të një diskursi politik të respektueshëm.

Zyra e BE-së u ka bërë thirrje gjithashtu pjesëmarrësve në zgjedhje që të përmbahen nga gjuha seksiste.

“Në prag të fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore, BE-ja në Kosovë u bën thirrje të gjitha partive politike dhe kandidatëve të Kosovës, që marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të promovojnë një diskurs politik të respektueshëm dhe gjithëpërfshirës, si dhe të përmbahen nga gjuha dhe sjelljet seksiste apo mizogjene ndaj grave, duke përfshirë shpërndarjen përmes mediave sociale dhe platformave online. Gratë duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në jetën politike lirshëm, në mënyrë të sigurt dhe të barabartë, si offline ashtu edhe online. Barazia gjinore, dinjiteti njerëzor dhe demokracia janë vlera themelore të BE-së dhe elemente thelbësore për zgjedhje të besueshme dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në komunikatë.

Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit fillon zyrtarisht të hënën.

Të Ngjashme