ShowBizzz

Zyrtare: Granit Xhaka nënshkruan me Bayer Leverkusenin

Bayer Leverkusen ka kompletuar nënshkrimin e mesfushorit Granit Xhaka nga Arsenali.

Xhaka bëri 37 paraqitje në Ligën Premier në sezonin 2022/23, ndërsa Arsenali përfundoi i dyti pas Manchester Cityt të Pep Guardiolës.

30-vjeçari, i cili luajti në Bundesligë për Borussia Mönchengladbach midis 2014 dhe 2016, ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare deri më 30 qershor 2028.

Xhaka, Announced. ✅#GrueziGranit #Bayer04 #Werkself pic.twitter.com/qjvSLo1Evv

— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) July 6, 2023

Xhaka ishte i rregullt në mesfushën e Arsenalit, duke bërë 297 paraqitje konkurruese gjatë një periudhe shtatëvjeçare me skuadrën e Londrës.

Bayer Leverkusen ka paguar te Arsenali plot 25 milionë euro.

Ai i fitoi dy FA Cup, ndërsa suksese të mëdha kishte edhe te Basel.