Lajme

Zyrtare nga Presidentja: Nesër mbahet seanca konstituive të Kuvendit të Kosovës

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00.

Ky vendim është marrë pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën për krijimin e institucioneve, miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Seanca pritet të shënojë fillimin e legjislaturës së re dhe të hapë rrugën për formimin e Qeverisë së re.

 

Të Ngjashme