LifeStyle

1 milionë vite më parë Europa u godit nga një fazë e shkurtër akullnajore

Më shumë se një milion vite më parë, Europa u godit nga një fazë e shkurtër akullnajore që çoi në zhdukjen e  njerëzve në kontinent, ku më pas u kthyen për të qëndruar.

Qeniet njerëzore arritën në Europë për herë të parë 1,4 milionë vite më parë nga Azia jugperëndimore dhe nga atëherë kanë jetuar në kontinent, duke iu përshtatur çdo kushti të mundshëm dhe duke iu mbijetuar ndryshime klimatike, edhe atyre ekstreme. Të paktën kjo ishte, deri pak kohë më parë, teoria dominuese mbi përhapjen e njerëzve në Europë.

TË ZHDUKUR APO NË ARRATI. Por tani një studim i UCL – London’s Global University i publikuar në Science e vë në dyshim këtë interpretim duke demonstruar se vetëm 300.000 vite pasi ishin stabilizuar në kontinent, paraardhësit tanë iu nënshtruan një periudhe të shkurtër, por intensive akullnajore që i vrau ose i detyroi të largoheshin nga Europa në kërkim të kushteve më të favorshme.

Fakti që gjatë mijëvjeçarëve të kolonizimit të parë nga ana e njerëzve, Europa kishte njohur periudha të ngrohta dhe të tjera të ftohti intensiv është diçka e njohur prej kohësh: Deri tani mendohej që këto ‘mikro-akullnajore’ nuk iu kishin krijuar probleme paraardhësve tanë, të cilët mësuan t’i durojnë deri në datën vendimtare të  që mësuan t’i duronin deri në datën vendimtare të 900.000 viteve më parë, kur gjurmët e njerëzve në Europë u bën sërish të dendura.

AKULLI NË LISBONË. Duke analizuar mikroorganizmat detarë dhe kokrrat e polenit të përfshira në një kampion sedimenti të marrë nga shtrati i detit në brigjet e Portugalisë, ekipi i UCL zbuloi se të paktën një nga këto ngjarje pati pasoja katastrofike te njerëzit që ndodheshin në Europë në atë kohë. Ngjarja, e cila ndodhi 1.1 milion vjet më parë dhe zgjati rreth 200,000 vjet, çoi në një kolaps të temperaturave: deti në brigjet e Lisbonës, për shembull, ra nën 6 °C dhe shumë nga tokat përreth u reduktuan në shkretëtira, pothuajse pa bimësi.

Ky ndryshim i papritur i temperaturave, por edhe i përbërjes së peizazhit goditi fort grupet e gjuetarëve-mbledhësve njerëzorë që jetonin në atë kohë në Europë dhe që mund të mos kenë ditur ende si të ndiznin zjarre apo të ndërtonin streha të qëndrueshme. Një simulim i ndërtuar duke u nisur nga këto të dhëna konfirmoi se 1.1 milion vjet më parë klima në zonën e Mesdheut u bë shumë e ftohtë dhe e ashpër për mbijetesën e paraardhësve tanë: kjo do të shpjegonte, ndër të tjera, hendekun prej rreth 200,000 vjetësh në gjetjet e veglave prej guri. Sipas studimit, njerëzit u kthyen në Europë vetëm 900,000 vjet më parë, kur klima u bë më e durueshme; dhe që atëherë ata nuk u larguan më kurrë dhe filluan të kolonizojnë seriozisht kontinentin.