Lajme

“100 € bileta për Ricky Martin” Gazetarja: Çmime normale, aq pagova dhe për Mengonin

Këngëtari spanjoll Ricky Martin mbajti dje koncertin e tij madhështor në sheshin “Skënderbej”.

Kishte shumë ditë që ky ambient përgatitej për të pritur këtë artist ndërkombëtar dhe duket se cdo gjë ia vlejti pasi ishte përplot me fansa të tij apo dashamirës të këngëve që janë shndërruar në hite.

Është përfolur për rreth 2 mijë pjesëmarrës, dhe për bileta nga 28 euro deri në 174 euro më e shtrenjta, për vendet pranë skenës.

Gazetarja Suada Daci ishte e ftuar për të folur për këtë koncert në “Good Mornina Albanians”, ku ndër të tjera zbuloi edhe se sa kishte paguar ajo për të parë koncertin e yllit latin.

“Çmimet e biletave më janë dukur normale. Aq pagova edhe për Marco Mengionin në Itali, pagova 100 euro, e kisha shumë afër. Në ndryshim nga Enrique, Ricky Marin kishte vendosur edhe karrige, se pjesa e parë e koncertit ishte shumë ‘slow’”,-tha gazetarja Suada Daci.