ShowBizzz

13-vjetori i martesës/ Kate Middleton dhe Princi William zbulojnë foton e papublikuar më parë

Princi William dhe Kate Middleton kanë këtë të hënë, më 29 prill, përvjetorin e martesës dhe kanë zgjedhur ta festojnë këtë rast me një foto të panjohur nga dita e tyre e dasmës.

Çifti u martua më 29 prill 2011 në Westminster Abbey në Londër, ku ceremonia u transmetua drejtpërdrejt në të gjithë botën, përfshirë edhe vendin tonë.

Në mbishkrimin e fotos ata shkruajnë: “Sot 13 vite më parë” dhe emrin e fotografit, teksa janë fotografuar të buzëqeshur, me Kate Middleton që qëndron përballë bashkëshortit të saj, duke hequr vellon.

Fotoja ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga përdoruesit e Instagram-it të cilët kanë nxituar t’i urojnë çiftit edhe dasmën, por edhe që Kate të shërohet pas betejës së saj me kancerin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Prince and Princess of Wales (@princeandprincessofwales)

/abcnews.al