Një 15-vjeçare është sulmuar nga qentë mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka, rasti ka ndodhur rreth orës 07:30, ndërsa e njëjta është dërguar në Qendrën Emergjente.
Pas trajtimit në Emergjencë, 15-vjeçarja është liruar për në shtëpi, ndërsa gjendja e saj është stabile.
