Ashtu siç pritej “2 gisht mjaltë 2” ka thyer rekord! Filmi po bën namin në kinematë e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e nga 1 marsi nis edhe turi në Europë.
Fluksi i jashtëzakonshëm ka sjellë edhe thyerjen e rekordit në shitjen e biletave. Plot 50 mijë bileta janë shitur për 10 ditë!
Përmes një postimi në rrjete sociale, producenti, autori dhe protagonisti i veprës, Ermal Mamaqi ka falenderuar publikun dhe shprehet i lumtur që filmi i ka bërë njerëzit të qeshin pafund.
“2 gisht mjaltë 2 thyen rekordet! Mbi 50.000 bileta të shitura në 10 ditët e para të shfaqjeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. I lumtur që filmi është pëlqyer kaq shumë dhe që ju ka bërë të qeshni pafund. Lexoj me kënaqësi çdo mesazh që marr nga ju”, shkruan Ermal Mamaqi.
“Dy gisht mjaltë 2” vjen me skenar të Klaudia Brahimaj dhe Ermal Mamaqi.
Nga 1 mars nis turi në Europë në datat:
1 mars – Gjermani
5 mars – Austri
8 mars – Angli
14 mars – Zvicër
18 mars – Itali