Lajme

2 javë më parë vrau fqinjin, shpërthim me tritol në banesën e Ilir Koçiljas

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në një banesë në lagjen numër 4 në qytetin e Durrësit, pranë shkollës Bedrie Bebeziqi. Burime për mediat bëjnë me dije se shpërthimi me tritol është regjistruar në banesën e Ilir Koçiljas, autori i vrasjes së Halil Kokës pas sherrit që pati me të për vendin e parkimit.

Për fat të mirë përpos dëmeve materiale, nga shpërthimi me lëndë plasëse nuk janë regjistruar të lënduar apo viktima.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e Durrësit , shpërthimi me tritol ka ndodhur rreth orës 19:45 në pjesën e jashtme të dritares së banesës së Ilir Koçiljas. Uniformat blu njoftojnë se në banesën ku ndodhi shpërthimi nuk banon njeri.

Ilir Kocilja
Ilir Kocilja

“Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftuan blutë më herët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.

Ilir Koçilja 34 vjeç është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit, pasi më 14 shkurt vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka (nip i ish-ministrit të mjedisit Leftet Koka) për vendin e parkimit.

Viktima Halil Koka
Viktima Halil Koka

34-vjeçari njihet nga policia si person konfliktual dhe me precedent të mëparshëm kriminal. Edhe më parë Koçilja është shoqëruar në polici, pasi ka debatuar me komshinjtë dhe madje njërit i ka dëmtuar makinën.

Por çfarë ka thënë Koçilja për vrasjen e fqinjit të tij ?

Sipas dëshmisë, Koçilja është konfliktuar me viktimën për parkimin e makinës së të ndjerit para hyrjes së palltit ku jeton autori. Koçilja i kishte kërkuar të mos e parkonte makinën aty, por Koka vazhdonte ta parkonte makinën para pallatit edhe pas paralajmërimeve të tij.

Koçilja tregoi se i kishte gërvishtur mjetin Halil Kokës pasi ky i fundit vazhdonte ta parkonte para pallatit.  Ditën e ngjarjes sipas autorit, ata u zunë prapë për parkimin e makinës, në debat e sipër Koçilja nxori thikën dhe sulmoi Kokën. “Aty m’u errësuan sytë dhe e qëllova me thikë”, ka thënë Ilir Koçilja në dëshminë e tij para policisë.

Dëshima e Plotë

“Me Halili Kokën ishim fqinj. Kemi qenë shokë, por kohët e fundit nuk shkonim mirë me njëri-tjetrin. Ai linte makinën te hyrja e pallatit. I kisha thënë disa herë që mos ta linte aty se pengonte qytetarët që të kalonin për të shkuar në shtëpi. Kur i thashë mos e lër më makinën aty, ai më ofendoi. S’i ktheva përgjigje. Kur dola ditën tjetër e pashë makinën, po prapë të parkuar aty. Nga inati, ia gërvishta me thikë në pjesën e derës se pasagjerit dhe ika. Prapë ditën tjetër e kishte lënë aty dhe unë prapë ia gërvishta. Erdhi më kapi një ditë dhe më tha ti e ke gervishtur makinën time. Po i thashë unë ta gërvishta. Mos e lër më aty i thashë. Aty debatuam, kush je ti, kush jam unë. Nisi të më kërcënonte. Do të vras, do të fus në bagazh. Unë e kisha thikën me vete. E pashë që doli nga lagjia në rrugë kryesore, iu afrova dhe i thashë “ti do më marrësh zvarrë mua dhe do më futësh në bagazh”. Ai më shau. Aty m’u errësuan sytë dhe e qëllova me thikë.”

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo