Lajme

2 milionë për diasporen, Kurti: Shumë shtete po e japin si mbështetje, s’ka të bëj me 7 qershor

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbrojtur vendimin e qeverisë për ndarjen e 2 milionë eurove për diasporën, një masë që ka nxitur reagime nga opozita.

Gjatë debatit në emisionin “Politiko”, Kurti tha se kritikat ndaj këtij vendimi janë të pabazuara dhe se mbështetja për diasporën ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit.

“Opozita nuk ka të drejtë, për shkak se kjo mbështetje për fluturimet që bëhen jo vetëm nga mërgata është e rëndësishme për ekonominë tonë.

Plotë shtete janë duke e bërë një mbështetje të tillë. Në kohën kur është shtrenjtuar kerozina dhe shumë kompani po e reduktojnë numrin e fluturimeve. Fondi ka të bëj deri më 24 tetor”, tha Kurti.

Të Ngjashme