Një 20-vjeçare nga Korça është larguar nga banesa e saj që nga dita e djeshme.
E ëma e vajzës ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e të resë, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, policia po punon për gjetjen e saj.
“Më datë 28.11.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja K. L., 56 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja M. L., 20 vjeçe, banuese në Korçë, e cila sipas deklarimit të 56-vjeçares, vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Po punohet për gjetjen e saj,” njofton policia.