John Travolta dhe 200 mijë eurot e turpit, shkruan media italiane La Ragione, duke reflektuar këtu indinjatën e një pjese të publikut ndaj cachet-së së kripur të rezervuar yllit hollivudian për vetëm 15 minuta pjesëmarrje në Sanremo. Aktori i famshëm amerikan ishte i ftuar në mbrëmjen e dytë të Festivalit, e dhuroi në skenë nota humori duke interpretuar një nga rolet ikonike të “Ballo del Qua Qua”.
Askush nuk e priste që çmimi i ofruar nga ‘Rai’ të ishte kaq “i kripur”, thuhet në shypin vendas. Shifra, sipas burimeve italiane, nuk përfshin shpenzimet e udhëtimit, pasi aktori mbërriti në Nice me avionin e tij privat.
Ndërkohë, ka dhe një ngërc tjetër të lidhur me Travoltën dhe këpucët e U-Power, kompania me qendër në Monza (e cila në fakt i jep emrin stadiumit të skuadrës së Gallianit në Serinë A). Duket se për atletet e bardha të veshura prej, të inkuadruara vazhdimisht nga regjia e Rai-t është paguar një milion euro nga e njëjta kompani. Cka do të përbënte një rast të ri reklamimi të fshehtë që prezantuesi i Festivalit, Amadeus ishte përpjekur aq shumë ta shmangte. U-Power ka mohuar kategorikisht të jetë palë në marrëveshjen mes John Travolta dhe RAI.“Për sa i përket pjesëmarrjes së John Travolta-s në Festivalin e Sanremos – lexojmë në një shënim nga kompania Paruzzano – U-Poëer saktëson se aktori, siç dihet, ka qenë dëshmitar për kompaninë që nga vera e vitit 2023. Pjesëmarrja në Festivali i Sanremos është rezultat i një marrëveshjeje midis Rait dhe aktorit, në të cilën U-Poëer nuk është në asnjë mënyrë palë. Për sa i përket përmbajtjes së shfaqjes, ato janë çështje e kompetencës ekskluzive të drejtimit artistik të festivalit të Sanremos”, thuhet në deklaratën e kompanisë.
bal