LifeStyle

“21 magjik, boll jemi tronditur”, Meri Shehu ka lajme fantastike për këto shenja

Astrologia Meri Shehu ka dhënë më shumë detaje për këtë javë bazuar te pozicioni i yjeve dhe planetëve në programin “Rudina”.

Ajo thotë se kjo javë quhet ndryshe ajo e “1001 gënjeshtrave” ku secila shenjë duhet të tregojë kujdes nga premtimet që u jepen.

“Kjo është java e 1001 gënjeshtrave, duhet të kemi shumë kujdes nga premtimet. Shumë njerëz mund të zhgënjehen sepse Dielli dhe Neptuni bëjnë një kundërshtim të plotë në datën 19, Dielli në Virgjëreshë e Neptuni në Peshk. Kështu që këto shenja, Virgjëreshë, Peshk, Binjak dhe Shigjetar mund të ndodhen përballë disa zhgënjimeve, vetë-zhgënjimeve, por edhe mashtrimeve të ndryshme që mund t’u ndodhin.

Por që sot, është Afërdita në Luan, në katërkëndësh me Jupiterin në Dem, që do të thotë çështje personale ose ekonomike kanë një trazirë në fillim jave dhe këtë do ta përjetojnë më shumë Luanët, Demët, Akrepët dhe Ujorët, kryesisht të lindur në 10-ditëshin e dytë.

Dhe kemi një lajm të mirë në datën 21, kemi solsticin vjeshtor, dita dhe nata barazohen dhe pozicioni i Diellit me Tokën është i tillë që kërkon barazpeshim. Ndoshta aty vendosen ekuilibrat, pra në datën 21, më në fund! Boll jemi tronditur!, tha Meri Shehu./tvklan.al