Lajme

26-vjeçarja e abuzuar në Vlorë: Më kërcënoi nëna e njërit prej djemve

Ngjarja e ndodhur në Vlorë është kryefjalë e çdo media në vend. Për herë të parë ka folur sot 26-vjeçarja e përdhunuar nga tre djem.

Në emisionin me “Zemër të Hapur”, viktima ka treguar se është në një marrëdhënie me njërin prej të akuzuarve. Ajo ka theksuar se nuk mban mend asgjë nga ajo që ka ndodhur, teksa kishte qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

“Unë jam e lidhur me njërin, nuk e dija që do vinin dhe shokët e tij. Më detyruan të pija lëndët narkotike. Nuk e mbaj mend se çfarë ka ndodhur, se cfarë më kanë hedhur në pije. Nuk e mbaj mend që të jem abuzuar. Pasi kam dalë nga narkoza mora vesh që më kanë abuzuar seksualisht. Unë do mbaj dëshminë e parë, që jam abuzuar, për personat është e vërtetë që më kanë abuzuar.

Më ka folur nëna e një prej djemve, më tha jam mamaja e njërit prej tyre. Më tha ke denoncuar djalin tim, më tha e njeh, po e njoh. Më tha hiqe denoncimin, ti do dalësh nga këtu, ai shkon në burg, po ai ka shokët jashtë.  Ose tërhiq denoncimin ose jetën tëndë. Ai ka fëmijë 7 muajsh në shtëpi se po e pret”, ka thënë 26-vjeçarja.