ShowBizzz

27 vite nga vdekja e Princeshës Diana: fjalët e saj të fundit!

31 gushti do të shënojë 25 vjet nga vdekja e Princeshës Diana pasi pësoi lëndime fatale në një aksident automobilistik në Paris. Aksidenti ndodhi kur shoferi i Dianës, Henri Paul, humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një kolonë në mes të tunelit Pont de l’Alma. Ai ndërroi jetë, së bashku me Princeshën e Uellsit dhe partnerin e saj në atë kohë, Dodi Al Faye.

Shërbimet e urgjencës u thirrën shpejt në vendngjarje dhe Xavier Gourmelon, i cili ishte pjesë e ekipit, ka treguar së fundmi se ai nuk ishte në dijeni që Diana ishte një nga viktimat fillimisht. “Kur mbërrita, sytë e saj ishin të hapur dhe ajo ishte e vetëdijshme”, tha ai për Sun. Para se ta nxirrnin nga makina, ai e kapi për dore dhe e ngushëlloi. “Oh Zot, çfarë ka ndodhur”, e pyeti më pas Diana.

“Ia masazhova zemrën dhe disa sekonda më vonë ajo filloi të merrte frymë përsëri. Sigurisht që ishte një lehtësim sepse, si reagues i parë, ju doni të shpëtoni jetë, dhe kjo është ajo që mendova se kisha bërë.

27 vite nga vdekja e Princeshës Diana: fjalët e saj të fundit!

Të them të drejtën mendoja se do të jetonte, pasi kur ishte në ambulancë ishte gjallë dhe prisja që ajo të jetonte. Por më vonë mora vesh se ajo kishte vdekur në spital. Ishte shumë zemërthyese”, rrëfeu ai.

Vetëm kur Diana u fut në një ambulancë, një ndihmës i tha Gourmelon se kush ishte viktima. Diana ndërroi jetë disa orë më vonë në spitalin Pitie-Salpetriere në moshën 36-vjeçare.



bal