Lajme

27 vjeçari i dehur godet policët në Tiranë, i kërcënon me thikë në mes të rrugës

Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit. Sipas njoftimit të bluve të Tiranës mësohet se ky shtetas në gjendje të dehur ka goditur efektivët të cilët ishin në detyrë si dhe i ka kërcënuar me thikë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali GJuzi”, ku shtetasi me ininciale A.K ka goditur dhe kanosur policët.

27-vjeçari ndodhet në Komisariatin e Policisë Nr.3, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Gjuzi”, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

TS Poll - Loading poll ...

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo