Lajme

29 shkurti, përse kemi “vit të brishtë” çdo katër vjet? Historia dhe kuriozitetet

Sot data shënon 29 shkurt, por ndryshe nga çdo muaj dhe vit tjetër, kjo ditë nuk është e zakonshme. Muaji shkurt ka vetëm 28 ditë, por çdo katër vjet i shtohet një datë më shumë. Por përse kjo zgjedhje?

“Viti i brishtë” siç quhet ndryshe ka një ditë më shumë në çdo katër vite, të shtuar në fund të muajt shkurt dhe kjo për shkak të mungesës së sinkronizimit mes sistemit diellor dhe kalendarit Gregorian të përdorur në pjesën më të madhe të botës.

Një rrotullim i plotë i Tokës rreth Diellit zgjat ekzaktësisht 365.2422 ditë, por në kalendarin Gregorian viti ka 365 ditë. Prandaj, “viti i brishtë” është shtuar për të mbajtur orën dhe kalendarin në sinkronizim me Tokën dhe stinët e saj.

Përse shkurti ka më pak ditë se muajt e tjerë?

Të gjithë muajt në kalendar kanë 30 ose 31 ditë, por shkurti ka humbur ditët e tij për shkak të egos së perandorit romak, Çezar Augustus. Gjatë periudhës së paraardhësit të tij, Jul Çezarit, shkurti kishte 30 ditë, ndërsa muaji korrik i emërtuar në bazë të emrit të perandorit (July) kishte 31. Por, problemi qëndronte të muaji gusht (August) që në atë periudhë kishte vetëm 29 ditë.

Kështu që, kur Augustus u bë perandor ai i shtoi “muajt të tij”, gushtit, dy ditë më shumë me qëllim për ta barazuar me korrikun (July). Dhe ishte muaji shkurt ai që humbi betejën në këtë “përballje” mes perandorëve.

Lë lindurit në 29 shkurt

Mundësia për të lindur në një “vit të brishtë” është 1 në 1,461.  Në vitet e zakonshme, të lindurit më 29 shkurt e festojnë ditëlindjen e tyre më 28 shkurt ose më 1 mars, por edhe këtu ka një debat.

Disa sugjerojnë se të lindurit përpara mesditës së 29 shkurtit duhet ta festojnë ditëlindjen më datë 28, ndërsa ata që kanë lindur pas mesdite, duhet të festojnë më 1 mars. Rreth 4.1 milionë njerëz në të gjithë botën kanë lindur më 29 shkurt.

Përse femrat u propozojnë meshkujve në një “vit të brishtë”?

“Viti i brishtë” njihet edhe si viti kur femrat mund të marrin guximin për t’u propozuar meshkujve për martesë. Legjenda daton në shekullin e 5-të, kur një murgeshë irlandeze, Shën Bridget u ankua te Shën Patrick se femrat duhet të prisnin shumë deri sa t’u vinte propozimi për martesë. Kështu, Shën Patrick-u vendosi t’u lejonte femrave të pyesnin ato meshkujt në çdo katër vite.

Gjithsesi, kjo nuk është teoria e vetme që lidhet me këtë fakt për “vitin e brishtë”.

Personat e famshëm të lindur në këtë ditë:

John Byrom – poet

Papa Paul III – shekulli 16

George Bridgetoëer – muzikant

Ann Lee – lidere e Shakers

Gioaçhino Rossini – kompozitor italian

Charles Pritchard – astronaut britanik

Sir Dave Brailsford – trajner anglez

Alan Richardson – kompozitor

Darren Ambrose – futbollist anglez

Ja Rule – repist

Ngjarje në këtë ditë:

Në vitin 1996, përfundoi rrethimi 4 vjeçar i Sarajevës.

Në vitin 1984, Pierre Trudeau u dorëhoq si kryeministër i Kanadasë.

Në vitin 1960, mijëra persona humbën jetën si pasojë e një tërmeti që goditi Marokun.

Në vitin 1940, Hattie McDaniel u bë njeriu i parë me ngjyrë që fitoi një çmim “Oscar” për rolin në filimin “Gone ëith the Ëind”.

Fakte për “vitin e brishtë”:

-Lojërat Olimpike zhvillohen gjithmonë në “vit të brishtë”. Këtë vit do organizohen në Rio de Janeiro, Brazil.

-Zgjedhjet presidenciale të SHBA zhvillohen çdo katër vite, në “vit të brishtë”.

-Në Greqi çiftet shpesh herë shmangin martesat gjatë “vitit të brishtë” pasi mendojnë se mund t’u sjellë fat të keq.

-Nëse punoni me një pagë fikse vjetore, atë herë sot dita juaj e punës është e papaguar. (Kërkoni shefit ditën e punës).

/Newsbomb.al

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo