LifeStyle

3 destinacionet më të rrezikshme në botë për pushime

Përpara se të planifikoni një udhëtim ju shikoni destinacionet, shikoni çmimet e biletave dhe mendoni se mund të jetë një alternativë e mirë.

Mes morisë së vendeve ku mund të shkoni, ne do t’ju tregojmë vendet që duhet të shmangni.

Vrasje, trafik droge, rrëmbim, trafik njerëzor – jo të gjitha qytetet janë për të gjithë.

Më poshtë do t’ju sjellim 3 destinacionet turistike më të rrezikshme në botë.

Ciudad Juarez, Meksikë

Miliona turistë vizitojnë Meksikën çdo vit, por kjo zonë e veçantë duhet të shmanget me çdo kusht. Është “kryeqyteti i krimit” në vend, pasi korrupsioni policor merret si i mirëqenë – oficerët merren me drogë ose bashkëpunojnë me kartele.

Karakas, Venezuelë

Këtu kemi ndoshta qytetin më të rrezikshëm në botë. Kryeqyteti i Venezuelës është ende një vend ku dominon dhuna, me grabitje që ndodhin çdo ditë. Gjithashtu, titujt e lajmeve shpesh flasin për humbjen e jetëve në beteja me armë dhe rrëmbime.

Guatemala City, Guatemala

Edhe pse Guatemala është gjithashtu në Karaibe dhe plot me destinacione turistike, kryeqyteti i saj njihet më shumë për dhunën, trafikun e qenieve njerëzore dhe trafikun e drogës. Ajo ka shkallë jashtëzakonisht të lartë të vrasjeve, rrëmbime autobusësh dhe grabitje në rrugë.