Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss Universe 2023”, Endi Demneri dhe producenti i njohur Eduard Deda kanë folur për eksperiencën e tyre në El Salvador.
E teksa treguan se El Salvadori tashmë kishte ndryshuar dhe ishte më i rregullt, Deda dhe Demneri treguan dhe për një aksident që ishte shkkatuar atje për “shkak” të bukuroshes.
Të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ata treguan se si ishin përplasur tre makina, pasi ishin mahnitur nga bukuroshja Endi Demneri.
“Dolën personat që ishin pjesë e aksidentit dhe më thanë vetëm një gjë: “nuk na intereson fare ana materiale, na intereson që ne na pa një Miss dhe na dha një vëmendje”, tregoi Endi.
Pjesë nga biseda:
Eduart Deda: Absolutisht jo. Incidentin e krijoi zonjusha. E krijoi zonjusha incidentin duke dalë nga aeroporti dhe një ndër shoqëruesit e eskortës së “Miss Univers” i thotë: “përshëndeti këta njerëzit, mund të hapësh xhamin, mund t’i përshëndesësh fansat”. Dhe përplas nja 3 makina.
Rudina Magjistari: U përplasën 3 makina duke parë Endin.
Eduart Deda: Duke parë Endin dhe incidentin e shkaktuam ne, atje incidente ne nuk na shkaktuan kështu që mirë.
Rudina Magjistari: Si skenë filmash kjo Endi.
Endi Demneri: Po, më bëri përshtypje shumë fakti që ndodhi aksidenti dhe unë isha gati, direkt i thashë: “o Zot, të lutem, të dal të kërkoj ndjesë dhe me çfarë mund t’i ndihmojë”. Dolën personat që ishin pjesë e aksidentit dhe më thanë vetëm një gjë: “nuk na intereson fare ana materiale, na intereson që ne na pa një Miss dhe na dha një vëmendje. Sot më ke bërë ditën”. Emocion më vete.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb