LifeStyle

3 pyetjet që zbulojnë nëse jeni gati të jeni prindër

Edhe njerëzit më të qëndrueshëm financiarisht ose emocionalisht kanë dilemat e tyre kur vjen puna tek ardhja e një fëmijë. Pyetje të tipit: “Po sikur të mos jem e duhur për t’u bërë prind?; “Po sikur gjithë pasiguritë e mia t’ua kaloj atyre?”; “Dua fëmijë vetëm se jam e shtyrë nga shoqëria apo e dua vërtet?”.

Të gjitha këto dilema janë normale dhe po aq e shëndetshme është të ndiheni nervozë para një vendimi siç është ai për të sjellë një vogëlush në jetë. Ajo çfarë duhet të dini është se ndoshta nuk do të ndiheni kurrë gati, por e rëndësishme është të ndjeni se doni ta sillni në jetë atë qenie të re.
Për të kuptuar nëse jeni gati, këto pyetje ju vijnë në ndihmë:

Sa mirë e njohim veten?

Të pasurit fëmijë u shkakton shqetësime prindërve të rinj, që reflektohen sidomos pas ardhjes së bebit. Ky lloj stresi i vë prindërit në rrezik të zhvillojnë çrregullime të shëndetit mendor. Prandaj, është mirë të jeni të vetëdijshëm për pikat e forta dhe dobësitë tuaja fiziologjike, emocionale dhe mendore, para se të vendosni të bëni prindër.

Për të qenë më të qartë: S’është nevoja të jeni perfektë. Thjesht duhet të tregoni pak më shumë kuriozitet për personalitetin tuaj, meritat, të metat, etj. Për të kuptuar ç’lloj stil prindërimi do t’ju shkonte ose jo.

Vini re si mënyrën si debatoni, si i përballoni emocionet apo situatat e sikletshme, si është marrëdhënia juaj me gjumin, me shpenzimet dhe analizoni sesa të qarta i keni limitet tuaja personale.

A jemi gati për pak rrëmujë në jetën tonë?

Nëse ju si prindër prisni perfeksionizëm, atëherë mendohuni sërish sepse me shumë gjasa do ta prisni këtë edhe nga fëmija që do të sillni në jetë. Lajmi i keq është se sipas studimeve, perfeksionistët janë përgjithësisht njerëz gjithmonë të pakënaqur dhe më të prirur ndaj depresionit, ankthit apo problemeve të tjera psikologjike, si dhe njerëz që kërkojnë shumë prej fëmijëve dhe i vendosin në një stres të vazhdueshëm.

Cili është pikëpamja jonë për jetën?

Eshtë shumë natyrale të ndjeni nevojën për ta përgatitur fëmijën tuaj të përballet me “botën reale”. Kjo në të cilën jetojmë ne s’është vetëm me ylberë dhe ngjyra të bukura, prandaj në një moment atyre do t’i duhet të përballen me egërsinë e saj.

Gjithsesi, kthehuni te pikëpamja juaj dhe besimet që keni. Nëse vazhdimisht e shihni si vend të errët, duhet fillimisht të punoni me veten. Përpiquni të kuptoni origjinën e këtyre mendimeve negative dhe reflektoni. Pasi ta keni bërë jeni gati të bëni dhe të mbroni fëmijën tuaj gjatë rritjes.