Çdo vend pune ka njerëz që janë të dashur, miqësorë, praktikë dhe të gatshëm për të ndihmuar kolegët gjatë përditshmërisë, por ka edhe nga ata persona që duhet të mendohesh dy herë përpara se t’u flasësh, t’u kërkosh ndihmë etj.
Këta janë ajo pjesa kaotike e stafit që dallojnë nga të tjerët, për sjelljet, qasjet dhe nivelin e bashkëpunimit. Duket se këto tre shenja të horoskopit nuk janë shumë të thjeshtë në punë.
Binjakët
Nëse dikush do t’ju shpërqendrojë në punë me biseda pafund, ata janë Binjakët. Kjo shkëputje për pak minuta nga vrulli i punës mund të duket në fillim argëtuese, por kjo nuk është shenja që ju doni ta keni në zyrë në një mjedis ku puna është kryefjala.
Binjakët janë super krijues dhe kanë gjithmonë diçka për të qeshur që e ndajnë me të tjerët, pse jo dhe kolegët. Ata janë të gatshëm që t’ju mbështesin nëse keni probleme në punë, por nëse doni veçanërisht të përfundoni një projekt në ekip, më mirë të mbështeteni te një Dem i besueshëm ose një Virgjëreshë që punon shumë.
Shigjetari
Nëse keni një Shigjetar në zyrë, ky është një fat i mirë sepse kjo shenjë karakterizohet nga energjia dhe entuziazmi. Të lindurit e kësaj shenje e kanë fiksim të zhyten në mes të një drame, edhe nëse nuk janë të përfshirë që në fillim. Ata janë gjithnjë në prag të heqjes nga puna sepse vijnë me vonesë ose nuk kanë fokus në detyrat dhe gjërat që bëjnë.
Peshqit
Nëse kolegu/ja juaj është i shenjës së Peshqve, përgatituni të mbuloni vetë ca nga detyrat e tyre. Mënyra e ngadaltë e punës së tyre sjell edhe probleme me afatet e dorëzimit të projekteve.
Si një shenjë ëndërrimtare e horoskopit, punët me orare fikse mund të mos jenë të duhurat për ta, por kjo nuk do të thotë që nuk janë produktivë, thjesht nuk kanë përqendrimin e duhur.