Lajme

300 lekë për të ‘shuar’ revoltën/ Manovra e Ramës, indekson pensionet dhe josh me bonuse strehimi administratën

Ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, qeveria shpall rritjen e pensioneve me 2.7%. Për pensionin mesatar, shtesa është rreth 300 lekë në muaj…

Edi Rama është hedhur në sulm pas protestave masive që kanë mbërthyer vendin. Teksa qytetarët prej 26 ditësh (sot është protesta e 27-të) kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama është vënë në lëvizje për të joshur votuesit e tij.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Rama ka vendosur të gënjejë pensionistët me rritje pensioni, ndërkohë që qytetarët janë në protestë për korrupsionin e kësaj qeverie, shkatërrimin e ekonomisë dhe pasurimin e një klike njerëzish.

Vendimi u bë publik nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila tha se indeksimi do të zbatohet për pensionet e pleqërisë dhe pensionet e veçanta. Sipas saj, do të ketë indeksim të pensioneve me 2.7%, masë që do të hyjë në fuqi më 1 korrik dhe do të prekë rreth 900 mijë përfitues.

See also  U përplas nga ‘Audi’ tek vijat e bardha, vdes ish-futbollisti shqiptar“Do të indeksojmë pensionet me 2.7 për qind. Janë 900 mijë përfitues gjithsej që nga data 1 korrik do të kenë mundësi të marrin këtë rritje”, deklaroi Ibrahimaj.

Megjithëse qeveria e paraqet masën si një mekanizëm për ruajtjen e fuqisë blerëse të pensionistëve, rritja përkthehet në një shumë relativisht të vogël për një pjesë të mirë të përfituesve. Për një pension mesatar, shtesa mund të jetë rreth 300 lekë në muaj, ose rreth 3 mijë lekë të vjetra. Pra, Rama kërkon t’i gënjejë pensionistët me 3 mijë lekë të vjetra.

See also  “Vumë në shërbim FNSH dhe RENEA-n”/ Zjarri në kompleks, Hita: Flakët po vihen në kontroll, ende herët për shkaqetPërveç indeksimit të pensioneve, qeveria miratoi edhe 300 kuota kredish të buta me interes zero për punonjës të administratës publike, mes tyre punonjës të Policisë së Shtetit, Policisë së Burgjeve, mësues, mjekë dhe ushtarakë. Një tjetër lëvizje kjo për të mbajtur pas vetes administratën në këtë kohë furtune për qeverinë.

Pra, duket se makineria shtetërore është vënë në lëvizje. Teksa Rama dhe ministrat, së bashku me deputetët, kanë nisur të sulmojnë protestuesit, duket se në prapaskenë po bëhen edhe manovra të tjera për të shuar revoltën qytetare. /Pamfleti

Të Ngjashme