Lajme

300 pacientë në ditë në urgjencë! Janë shtuar infarktet tek 30-vjeçarët

Temperaturat e larta kanë shtuar shumë komplikacionet tek qytetarët, të cilat kryesisht shfaqen me shqetësime ne zemër. Në urgjencën polivalente të QSUT menaxhohen çdo ditë 250-300 raste në ditë por sipas mjekëve problem mbetet ulja e moshës së pacientëve me probleme në zemër

Hieprtensionet apo pacientët që kanë qenë post-intervent, kryesisht janë paraqitur me një tension të ulët. Duket që kanë marrë ilaçet e tensionit, por nuk kanë marrë lëngjet e duhura”, shprehet mjekja e urgjencës në QSUT, Anduela Mino Çuko.

Me shqetësim mjekja e urgjencës flet për moshat fare të reja 30 vjeç të cilët vitet e fundit po përjetojnë shpesh infarkte të miokardit.

Kemi patur raste 30 apo 32-vjeçarë që kanë ardhur me infarkte të mokardit. Mund ta ketë nxitur stili i jetesës, duhanpirja, obeziteti apo një jetë sedentare”, tha Çuko.

Dera e urgjencës shihet si porta e parë shpëtimit këto ditë të nxehta por mjekja apelon që pacientët kronikë të kontaktojnë mjekun e familjes për çdo të papritur.