Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar ashpër pas renditjes së Kosovës në vendin e 357-të në PISA, duke e cilësuar rezultatin si shqetësues.
Ai ka kritikuar institucionet për mungesën e reformave në arsim dhe ka ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë e ministrave të Arsimit ndër vite. Sipas Mekulit, Kosova nuk po dështon vetëm në institucione, por edhe në “ndërtimin e njeriut të ditur”.
Reagimi në facebook:
357, marrja e Zotit. Ky numër duhet të na turpërojë.
Por shikoni më mirë tabelën: Palestina ka 359, Libani 372. Vende të goditura nga luftërat, krizat dhe tragjeditë e mëdha.
Pas Kosovës janë vetëm Paraguai, Kurdistani i Irakut, Guatemala, Zambia, Kenia, Taxhikistani e Ruanda.
Atëherë, pas më shumë se 26 vite nga lufta, a mund të vazhdojmë ta përdorim luftën dhe Serbinë si arsyetim se edhe Lebaboni e Palesitna janë më mirë se ne? A duhet çdo herë të viktimizohemi!
Ku janë përgjegjësitë e ministrave të Arsimit që nga viti 2000? Ku janë reformat? Ku është dija?
Kosova nuk po dështon vetëm në krijimin e institucioneve, por po dështon në ndërtimin e njeriut të ditur; Dhe kjo është më e rrezikshme se çdo rezultat i keq.
Konsekuent deri në pikë të fundit; A është kjo klasë politike ‘analfabete’ produkt i këtij sistemi arsimor, apo është ky sistem arsimor produkt i klasës politike që nuk e do shqiptarin e ditur?
