Lajme

“360 milionë euro s’ti falë askush,” Adriana Matoshi nuk heq dorë nga pankartat

Aktorja, njëherazi edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka bërë thirrje opozitës që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare në një formë ndryshe.

Ajo ka zgjedhur të ndërgjegjësoje kolegët e saj me një pankartë në duar gjatë seancës së sotme në kuvend.

“360 milionë euro s’ti falë askush, kap voto”, shkruhej në mesazhin e saj për opozitën.

Kjo lëvizje e Matoshit vjen pas apelit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat qeveria i ka sjellë për ratifikim.

Kurti bëri me dije se janë 7 marrëveshje janë në pritje të miratimit nga deputetët e kuvendit. Në fjalen e tij, ai iu drejtua opozitës duke u thënë që t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, jo për qeverinë, por për qytetarët.