Lajme

39-vjeçari u gjet i pajetë në makinë, banorët: Nuk dëgjuam krismë

Trupi i pajetë i 39-vjeçarit Julian Balliu, u gjet mesditen e sotme ne Daullas të Libofshes, në automjetin e tij tip “ Volsëagen” e parkuar në anë të rruges.

Ai është gjetur pa shenja jete, ku dyshohet se është vetëvrare me arme zjarri Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.

Lexo këtu: Gjendet i pajetë brenda makinës 39-vjeçari

Për këtë ngjarje kanë folur banorët e zonës. Banorët shprehen të habitur nga kjo ngjarje dhe pohojnë se zona e tyre është mjaft e qetë dhe deri ne oren 8:00 të mëngjesit nuk kanë parë asnjë makinë. Banorë të tjerë pohojne se rreth ores 8:30 automjeti është parë i parkuar, por nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme.

“Unë jam habitur kur kam parë policinë, se ca është bërë. Në orën 8:30 e kam parë makinën. Secili shikon hallin e tij, shtëpinë e tij. Në shtëpi kemi grila, nuk dëgjohet as zhurmë. Nuk kam dëgjuar asgjë, jam habitur”– tha një prej banorëve

Për ta personi është i panjohur dhe nuk e kanë parë më parë në zonë. Ndërkohë grupi i ekspertizës është duke kryer veprimet hetimore.