Horoskopi

4 shenjat më të këqija të horoskopit për të planifikuar pushime

Dashi

Të lindurit në këtë shenjë i duan aventurat. Duke kërkuar gjithmonë adrenalinë, spontaniteti është zgjedhja e tyre dhe për këtë arsye, shenja e Dashit shpesh konsiderohet si një nga ato shenja që nuk mund të planifikojë dot pushimet.

Dëshira për të qenë spontanë, e kombinuar me kokëfortësinë e tyre mund t’i kthejë pushimet në një makth të vërtetë. Ata mund të tregohen shpesh impulsivë, duke marrë vendime me kokën e tyre pa u konsultuar me askënd.

Demi

Demi është një shenjë e njohur për pasionin ndaj luksit dhe ekstravagancës. Pra, nëse udhëtoni me një Dem, patjetër që mund të pretendoni pushime luksoze.

Megjithatë, të lindurit e kësaj shenje shpesh lëvizin ngadalë dhe marrin kohën e tyre, pavarësisht nga planet e bëra, rezervimet në restorante etj. Si persona pak dembelë, ata nuk dalin nga zona e tyre e rehatisë pavarësisht kushteve apo situatave, madje edhe kur bëhet fjalë për pushime.

Shigjetari

Nëse jeni me pushime me një Shigjetar, ka shumë mundësi që ta keni vizituar më parë të njëjtin vend ku ndodheni. Pavarësisht faktit se kjo gjetje mund të jetë e dobishme, për të lindurit e kësaj shenje mund të duhet pak guxim kur bëhet fjalër për zgjedhjen e një itinerari udhëtimi.

Pra, monotonia apo përsëritja e të njëjtave gjërave mund të jetë “kurthi” që ngrihet kur jeni në pushime me këta persona, që mendojnë për gjithçka, përveç gjetjes së një destinacioni apo vendi të ri për pushime.

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje shkëlqejnë në aftësitë drejtuese, kështu që udhëtimi me një Bricjap siguron një pushim të planifikuar me përpikëri.

Kjo shenjë i jep përparësi aventurave dhe zbulimit të destinacioneve të reja, por duke marrë parasysh aspektin financiar. Në një anë, kjo mund të tingëllojë si një cilësi e mirë, por Bricjapët tregohen shpesh dorështrënguar duke u fokusuar në bërjen e blerjeve më të lira dhe gjetjen e vendeve me pak para, në vend që të shijojnë aventurat e pushimeve.