ShowBizzz

4 vajza në nominim në BBV3, Olta Gixhari: U hodhën në krahët e djemve për të shpëtuar

Ish-banorja e Big Brother Vip 2, Olta Gixhari ka dhënë një mendim në lidhje me sezonin e tretë të Big Brother Vip.

Në instastory ajo është pyetur nga një ndjekëse në lidhje me nominimin e katër vajzave për këtë javë: Ledjona, Ilnisa, Sara dhe Roza.

Olta është shprehur se në këtë nominim vajzat nuk kanë treguar aspak vetëbesim, pasi për të shpëtuar nga nominimi janë hedhur në krahët e djemëve, teksa ka veçuar Ledjonën, duke thënë se ajo po e përballon vetë këtë sfidë. Ndër të tjera aktorja tha se vota e saj është për të shpëtuar Ledjonën.

“Dua të them dy fjalë për këtë nominim vajzash! Që për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve me aspak besim tek vetja që këtë sfidë mund t’a përballojnë dhe të vetme.

Ndryshe nga Ledjona që i është dashur të punojë deri natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës si një nënë e vetme për të rritur vajzën e saj që shpesh ka fjetur vetëm dhe e pangrënë. Uroj që shembulli i mirë të dominojë. Këtë nominim vota ime shkon për Ledjonën”, shkruan Olta.

Kujtojmë që kjo deklaratë e Oltës vjen pasi pas nominimeve duket se ka pasur një afrim mes Ilnisës dhe Meritonit, ndërsa kanë nisur dhe flirtimet mes Sarës dhe Bardhi. Dashuri apo strategji për të shpëtuar? Kjo mbetet për t’u parë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb