Lajme

41 vatra zjarri në gjithë vendin – 14 mbeten ende aktive

Temperaturat e larta dhe neglizhenca e qytetarëve po vazhdojnë të përkeqësojnë situatën me zjarret në vend. Vetëm gjatë ditës së sotme janë raportuar gjithsej 41 vatra zjarri, ndërsa 14 prej tyre vazhdojnë të jenë ende aktive.

Sipas raportit zyrtar të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), zjarret aktive janë të shpërndara në disa komuna të Kosovës, përfshirë:

Mitrovicë – Rashan,

Skenderaj – Llauzhë, Aqarevë, Tërnavc, Kopiliq,

Ferizaj – Burrnik, Nerodime,

Istog – Zallq, Gusar,

Podujevë – Batllavë, Belloshë, Hërticë, Rakinicë,/Sinjali