LifeStyle

5 arsye pse duhet të keni patjetër bizele në tryezë këtë periudhë

Jo gjithkujt i pëlqejnë bizelet në gatime, por ama të gjithë i ëndërrojnë përfitimet e saj shëndetësore. Ashtu i dhe bishtajoret e tjera ato janë një burim i shkëlqyer vitaminash, sidomos të kompleksit B, K dhe kalcium.

Në këtë artikull do ju tregojmë 5 arsye të mira pse duhet të keni patjetër bizele në pjatat tuaja.

Aleati i shëndetit të mirë gjatë shtatzënisë

Bizelet kanë një përmbajtje të lartë vitaminash, gjë që ndihmon gratë shtatzënë për të pasur një shëndet të mirë gjatë zhvillimit të foshnjës në bark. Po ashtu ato ndihmojnë në forcimin e kocave, pasi gjatë shtatzënisë bëhen më delikate.

Luftojnë lodhjen

Bizelet janë gjithashtu të shkëlqyera për të luftuar lodhjen. Në fakt, ato garantojnë vitamina dhe minerale duke përfshirë disa vitamina të kompleksit B, të dobishme për metabolizmin e energjisë, karbohidrate që japin energji të menjëhershme dhe minerale si hekuri që ndihmon për të qëndruar larg dobësisë.

Nxisin përqendrimin

Janë një ushqim që kontribuon në nevojën ditore për fosfor, zink dhe magnez, lëndë ushqyese të çmuara për të luftuar vështirësitë e përqendrimit dhe lodhjen mendore.

Ndihmojnë trupin të jetë në formë

Bizelet janë një ushqim i pasur me fibra të çmuara për të përmirësuar nivelet e sheqerit në gjak dhe amilozë e cila nxit ndjenjën e ngopjes. Shumica e fibrave që përmbajnë kanë një veprim prebiotik.

Ndihmojnë në shëndetin e mirë të syve

Bizelet ofrojnë antioksidantë që reduktojnë dëmtimin e syve, duke përfshirë plakjen që favorizon shfaqjen e çrregullimeve të lidhura me moshën. Në fakt, ato ofrojnë luteinë dhe zeaxanthin, antioksidantë që mbrojnë gjithashtu nga dëmtimi i dritës blu nga pajisjet elektronike.