LifeStyle

Pallati mbretëror – Ndahet nga jeta Princesha Astrid e Norvegjisë

Princesha Astrid e Norvegjisë, motra e të ndjerit Mbret Harald, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, njoftoi Pallati Mbretëror.

Astrid ishte e pranishme për herë të fundit në publik të mërkurën, gjatë ceremonisë mortore të vëllait të saj, Mbretit Harald, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar në moshën 89-vjeçare, pas më shumë se 35 vitesh në fron.

‘Gjatë gjithë jetës së saj të gjatë, Princesha Astrid e përfaqësoi familjen mbretërore me ngrohtësi dhe përkushtim’, thuhet në deklaratën e pallatit.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet për ceremoninë mortore të Princeshës Astrid.

Varrimi i Mbretit Harald u mbajt të mërkurën në Katedralen e Oslos, duke shënuar edhe përfundimin e 13 ditëve zie kombëtare.

Në ceremoni morën pjesë familja mbretërore norvegjeze dhe përfaqësues të familjeve mbretërore nga vende të ndryshme të botës.

Harald, i cili qëndroi mbi tri dekada në fron, u nda nga jeta në një periudhë të vështirë për familjen mbretërore norvegjeze.

Të Ngjashme