Shëndetësi

5 shenjat e fshehura të depresionit te cilat duhet ti dini ne menyre qe te mos bini pre e tyre

Zakonisht, njerëzit e lidhin depresionin me simptoma si lodhja kronike, ulja apo shtimi i tepërt i oreksit, izolimi, ndjesia e zhdukjes apo mungesa e shpresës, mërzia dhe një sërë vështirësish të tjera në një jetë normale.

Në reklamat e ilaqeve kundër depresionit, zakonisht shfaqet një person që nuk mund të ngrihet nga krevati apo të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme me familjen, izolohet nga të tjerët.

Shfaqin dikë që nuk mund të përqëndrohet në punë.

Ne e dimë se depresioni kështu duket nga jashtë por disa njerëz që kanë depresion kanë të tjera simptoma që ne nuk i marrim me mend.

Në këtë artikull do të diskutojmë simptomat e depresionit që shpesh neglizhohen, kështu që kur t’i vini re jepni ose merrni ndihmën e duhur.

Ndjesia e vetmisë

Ne e dimë tashmë se depresioni i bën njerëzit të tërhiqen nga aktivitetet e përditshme, por nuk mendojmë se çfarë e i bën ata që të largohen ashtu. Thjesht nuk kanë energji që të ngrihen nga shtrati, të hynë në biseda dhe të komunikojnë me të tjerët.

Njerëzit që po kalojnë një periudhë depresive kanë shumë pak energji për të bërë asgjë, duke ua bërë socializimin si një barrë të panevojshme.

Duhet me deomos të bëhen pjesë e një grupi, pasi izolimi thjesht sa i thellon ndjenjat depresive.

Zemërim apo nervozizëm

Një psikoterapisteje ju bë kjo pyetje: Cilat janë shenjat më të zakonshme por që nuk vihen re të depresionit?

Ajo u përgjigj: Mund të jetë e vështirë për shumicën e njerëzve që të dalloni zemërimin si një fazë e depresionit. Kur njerëzit janë në kulmin e nervave, fraza “Mi ke ngritur nervat në qiell” bëhet kaq e kuptueshme. Ata bëhen shumë të prekshëm.

Në këtë pikë, çdo padrejtësi sado e vogël të jetë e nervozon. Nuk do të mund as të arsyetoni me ta. Bëjnë gjëra drastike deri edhe në vetvrasje apo duke rrezikuar edhe jetën e të tjerëve bashkë me tyre.”

Shumë persona kanë probleme me kontrollimin e nervave, por vetëm disa i lidhin me simptomat e depresionit. Megjithatë, një temperament i paqëndrueshëm thjesht mund të shërbejë si një maskë për një gjendje më të prekshme.

Mbipunë

Personat që kanë depresion e zhytin veten e tyre në punë thjesht për të patur diçka që t’i mbajë të fokusuar.

Ata janë të dekurajuar mbi diçka që ata besojnë se nuk mund t’a ndryshojnë në jetën apo veten e tyre ndaj dhe zgjedhin t’a zhytin veten në diçka që mund t’a bëjnë: në punë. Bëhet si një lloj droge për të shpërqëndruar veten.

Puna me orë të zgjatura është bërë diçka normale sot por nëse një person përdor punën si një justifikim për të shmangur problemet apo shfaqjen e ndjenjave, atëherë kjo kthehet në një problem.

Dhimbjet fizike

Zakonisht tek të rriturit, simptomat si dhimbjet mund të fshehin depresionin. Nëse kemi dhimbje fizike apo muskuj të tendosur, zakonisht i lidhim me “plakjen” apo me ndonjë punë krahu që mund të kemi bërë, por kur ato vazhdojnë, ato po japin sinjal për diçka tjetër.

Mënyra se si ndihemi nga jashtë, shpesh na bën që t’i përkthejmë në dhimbje fizike dhe depresioni mund të shkaktojë një dhimbje të vërtetë.

Dhimbje koke, dhimbje kyçesh apo të tjera shpesh janë shenja të depresionit.

Problemet me kujtesën

Ne e dimë se depresioni i shkakton trurit ngadalësim të trurut, duke krijuar një mjegull por shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se humbja e kujtesës mund të jetë për shkak të depresionit.

Në një gjendje depresive, truri nuk funksionon normalisht dhe në mënyrë optimale, që mund të çojë në dëmtime të aftësive njohëse.

Studimet kanë gjetur se shpejtësia e përpunimit të informacionit, aftësia për të marrë informacione shpejt dhe në mënyrë efiçente, zvogëlohet ndjeshëm tek personat në depresion.

Truri zhytet plotësisht në mendime të trishta dhe dëshpëruese, gjë që i lë shumë pak energji trurit që të fokusohet në ndonjë gjë tjetër.

Duhet të dihet se depresioni është një ç’rregullim kompleks dhe duhet të kërkohet ndihmë profesionale pasi nuk ka asgjë për të patur turp.

Kujdesuni për veten dhe shperndajeni artikullin per ti ardhur ne ndihme sado pak miqve tuaj!