Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë regjistruar 25 aksidente trafiku me të lënduar dhe 29 aksidente me dëme materiale, transmeton “Bota sot”.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Policia ka shqiptuar gjithsej 2.501 tiketa trafiku, ndërsa 20 persona janë arrestuar.
Nga personat e arrestuar dhe rastet e trajtuara, shtatë persona janë dërguar në mbajtje, dy janë në ndalim policor, ndërsa tre persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Statistikat e përgjithshme:
Aksidente trafiku me fatalitet: 0
Aksidente trafiku me të lënduar: 25
Aksidente trafiku me dëme materiale: 29
Tiketa trafiku të shqiptuara: 2.501
Persona të arrestuar: 20
Persona në mbajtje: 7
Persona në ndalim policor: 2
Persona në vuajtje të dënimit: 3
