Marrëdhëniet janë të ndryshme dhe nuk ka rregulla specifike që u përgjaten të gjithëve njësoj. Megjithatëm ka disa ndryshime për të cilat shumë ccifte betohen që t’i zbatoni sepse përmirësojnë marrëdhënien tyre.
1. Flini me batanije të veçanta: Në këtë mënyrë, ju mund të ndani krevatin dhe të shijoni përkëdheljet, ndërkohë që jeni të sigurt që batanija juaj do të qëndrojë aty ku supozohet të jetë.
2. Hapësira private: Nëse njërit prej jush nuk i pëlqen të ndajë hapësirën private, njërit prej jush i mungon hapësira e mjaftueshme për produktet e tualetit dhe peshqirët, ose ka zakone të ndryshme pastrimi, banjat e veçanta mund të funksionojnë për ju.
3. Sinkronizoni kalendarët: Oraret e ndryshme të punës mund ta bëjnë të vështirë planifikimin e gjërave së bashku. Pra, kjo metodë do të kursejë shumë kohë dhe energji. Për më tepër, mund t’ju ndihmojë të mbani mend data të rëndësishme, të tilla si ditëlindjet dhe raste të veçanta.
4. Trajtoni partnerin/en si shok/shoqe: Njerëzit priren të jenë vetvetja rreth miqve të tyre dhe t’i thonë gjërat pa u menduar dy herë. Ne e dimë se kjo është e vështirë, sepse nuk është gjithmonë e lehtë t’i thuash partnerit se çfarë mendon dhe ndjen. Megjithatë, Blake Lively dhe Ryan Reynolds betohen se ky raport funksionon më së miri.
5. Kaloni kohë vetëm: Që marrëdhënia të lulëzojë, të dyve ju duhet kohë vetëm. Të qenit vetëm na lejon të “rimbushim bateritë”, të relaksohemi dhe të jemi vetvetja.
6. Organizoni gjithmonë takime: Nëse doni ta mbani gjallë shkëndijën mes jush, është thelbësore që të mos ndaloni kurrë së organizuari takime. Kështu, do të keni gjithmonë diçka për të folur, gjëra interesante për të bërë së bashku dhe diçka emocionuese për të parashikuar në takimin e ardhshëm.