ShowBizzz

6 RREGULLA që do të të bëjnë “të rrezikshëm”

1

FOL MË NGADALË

Të folurit ngadalë është shenjë besimi në atë që po thua. Të lejon që të zgjedhësh fjalët me kujdes, duke e vënë theksin tek rëndësia e asaj që po thua.

2

KURRË MOS U PËRGJIGJ MENJËHERË

Prit pak sekonda, përpara se të përgjigjesh. Përgjigju qetësisht dhe saktësisht. Kështu do mundesh të mbledhësh mendimet dhe të shmangësh reagimet impulsive.

3

EC ME SHPATULLAT DREJT

Gjithmonë ruaj drejtqëndrimin. Kjo jo vetëm që ndihmon shëndetin fizik, por edhe u komunikon të tjerëve një prani të fortë dhe të vendosur.

4

KURRË MOS KËRKO OSE MOS U LUT NËSE NUK TË FTOJNË APO NUK TË PËRFSHIJNË

Ky rregull ka të bëjë me respektin për veten si dhe për ruajtjen e kufijve personalë që nuk duhen shkelur.

5

KUR BUZËQESH, PËRDOR SYTË JO BUZËT

Buzëqeshja me sy është një mënyrë e shkëlqyer për t’u lidhur me të tjerët, në një mënyrë më të thellë.

6

PRANO ATË QË ËSHTË JASHTË KONTROLLIT TËND

Mos reago ndaj gjërave që janë jashtë kontrollit tënd. Fokusohu mbi ato që mund të kesh ndikim, dhe të tjerat injoroji.