21
Një këshilluese shpirtërore e njohur në TikTok, Tahverlee, po ndan me ndjekësit e saj ide mbi mënyrën si njerëzit mund të interpretojnë sinjalet që, sipas saj, jeta u dërgon në përditshmëri.
Ajo thotë se shumë situata që duken rastësore mund të jenë shenja paralajmëruese kur diçka nuk po shkon në drejtimin e duhur në jetën e një personi.
Sipas saj, këto sinjale shpesh shfaqen në mënyra të zakonshme dhe shpërfillen lehtë.
Në listën që ajo ka publikuar, përfshihen raste si vonesat e përsëritura, ndjesi të pakëndshme trupore, mungesë gjumi, sëmundje të shpeshta apo edhe incidente të vogla të përsëritura në jetën e përditshme.
Sipas saj, këto situata mund të lidhen me nevojën për të ndaluar, për të rishikuar vendimet ose për të ndryshuar drejtim në jetë. Ajo i lidh këto me intuitën dhe mënyrën si njerëzit e injorojnë shpesh ndjesinë e brendshme.
Psikologia Kristine Carlson, e përmendur në këtë kontekst, e sheh intuitën si një aftësi që forcohet me kohën, nëse i kushtohet vëmendje dhe praktikohet më shumë.
Sipas këtyre qasjeve, njerëzit shpesh nuk i vënë re sinjalet që u jep trupi ose situatat që përsëriten, ndërsa ndalimi dhe reflektimi mund të ndihmojnë në marrjen e vendimeve më të kujdesshme në jetën e përditshme.
ks
