Lajme

Policia sekuestron armë zjarri në tri raste në Gjakovë dhe Malishevë

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy pistoleta dhe një armë të gjatë në tri raste të ndara në Gjakovë dhe Malishevë, dy prej të cilave pas raportimit për të shtëna me armë zjarri.

Në Mleqan të Malishevës, pas të shtënave gjatë një ahengu familjar, janë sekuestruar një pistoletë me gaz, 15 fishekë dhe 13 gëzhoja.

Në Bitesh të Gjakovës, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa është dorëzuar një pistoletë me 75 fishekë.

Ndërkaq, në Tërpezë të Malishevës, gjatë patrullimit, policia ka hasur një person që posedonte armë të gjatë, të cilën ai e ka dorëzuar së bashku me tetë fishekë dhe një karikator.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin armët e zjarrit dhe çdo rast të dyshimtë ta raportojnë në polici.

Të Ngjashme