Lajme

6 të vdekur dhe dhjetëra civilë të plagosur nga sulmet e reja ruse në Ukrainë

Të paktën gjashtë civilë u vranë dhe rreth dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore ruse kundrejt kryeqytetit ukrainas, Kiev dhe qytetit lindor të Kharkivit, thanë sot autoritetet lokale.

Gjatë javëve të fundit Rusia dhe Ukraina kanë hedhur akuza ndaj ndaj njëra-tjetrës për shumëfishimin e sulmeve në zonat me civilë.

“Numri i ië vdekurve nga sulmet e armikut është 6, ndërsa 51 u plagosën”, tha guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleg Sinegubov këtë të martë.

Mëngjesin e sotëm ekipet e shpëtimit në Ukrainë transportuan në spital civilët e plagosur, tha një fotograf nga AFP.

Zjarrfikësit po punonin për të shuar flakët në rrënojat e godinës që u bombardua nga raketat ruse, ndërsa një ekip shpëtimi po kërkonte për të mbijetuar nën rrënoja, shkruan BBC.

Në Pavlograd, në rajonin qendror të Dnipropetrovsk, “një person u vra dhe një tjetër u plagos”, sipas zyrtarit rajonal Serhiy Lysak.

Në Kiev janë plagosur 22 persona, tha kryetari i kryeqytetit, Vitali Klitschko, duke sqaruar se “13 janë dërguar në spital, mes tyre tre fëmijë”.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, një person është “klinikisht i vdekur”, por autoritetet në kryeqytet deri më tani nuk e kanë konfirmuar atë si të vdekur.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo