ShowBizzz

60-vjeçarja Arsa Sopi shpallet “Miss Mama“

Në Shqipëri, është organizuar për herë të dytë eventi “Miss Mama”.

Producentja e këtij eventi, Gjilda Toska, ka qenë e ftuar në emisionin “Kosova Today” ku edhe ka treguar pse ka vendosur ta bëjë një spektakël të tillë.

Ajo tha se nisma e këtij projekti ishte një mision për t’i dhënë gruas shqiptare vëmendje.

“Organizoj shumë evente të ndryshme në Shqipëri. Nisma e këtij projekti ishte një mision për t’i dhënë gruas shqiptare vëmendje për të nxjerrë në pah bukurinë shumë dimensionale të gruas shqiptare. Ky projekt vjen në kuadër të 8 Marsit. Kemi qenë në Elbasan dhe kemi sjell për herë të dytë eventin Miss Mama”.

Toska tha se ndonëse eventi i parë kishte shumë paragjykime, i dyti ka qenë më i lehtë.

Ndërkohë, fituesja e këtij eventi, Arsa Sopi, e cila është 60 vjeçe, ka treguar se ka pasur shumë paragjykime për pjesëmarrjen e saj, por siç shtoi ajo, fëmijët e saj e kanë përkrahur.

“Paragjykime kam dëgjuar shumë, por mua ato nuk ma kanë thyer mendjen. Unë e bëj atë që kam dëshirë vetë. Përkrahjen e kam pasur nga fëmijët e mi, paragjykimet më bëjnë më të fortë”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.

Ndiqni videon e mëposhtme.

 



ks