Françeska Murati ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale, ku ka prezantuar nënën.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” ka publikuar një video ku shfaqet krah së ëmës, duke vënë në pah pamjen e saj natyrale.
Në videon e ndarë me ndjekësit, Françeska ka shkruar: “Not afraid of aging, because this is my mum in her 60s. Fully natural, 0 Botox”, duke theksuar se nëna e saj është në të 60-at dhe nuk ka përdorur botoks.
Postimi ka marrë reagime të shumta në rrjet, me shumë ndjekës që kanë komentuar pamjen e saj dhe ngjashmërinë mes nënës dhe vajzës.
Videoja është bërë shpejt virale, duke sjellë komente pozitive për zgjedhjen e Françeskës për të promovuar bukurinë natyrale.
