Demi Moore nuk resht së mahnituri së fundi me çdo paraqitje publike. Ylli hollivudian duket se ka zbuluar eliksirin e rinisë… apo trajtimet kozmetike revolucionare. Dhe sigurisht, një kirurg estetik fenomenal. Në moshën 61-vjeçare, aktorja nuk ka konkurrencë kur bëhet fjalë për pamjen e saj përjetësisht rinore. Demi Moore ishte atraksioni kryesor në një event të modës – ajo parakaloi me një fustan transparent dhe të argjendtë në përvjetorin e markës italiane Dolce&Gabbana në Milano.
Demi shfaqi figurën e saj të përsosur me fustanin e guximshëm që ekspozonte të brendshmet e saj. Me fytyrë të lëmuar, pothuajse pa rrudha, Demi i bëri kokat të ktheheshin në këtë event, ku morën pjesë edhe Lily James, Rosie Huntington Whiteley, Helen Mirren dhe Cher.
bal