LifeStyle

7 mënyra për të zgjuar metabolizmin dhe për të humbur peshë

Dëshironi të humbni peshë, por metabolizmi juaj nuk është në rrugë të drejtë? Nëse po, ne kemi zgjidhjen për ju!

Për të zgjuar metabolizmin tuaj ndiqni 7 këshillat e mëposhtme.

1. Uji

Pini 8 deri në 12 gota ujë në ditë. Kjo do t’ju ndihmojë të “shfryni” dhe të shtypni oreksin tuaj! Hulumtimet tregojnë se duke pirë 6 gota ujë në ditë, do të digjni 50 kalori shtesë.

2. Një grusht arra

Ka pasur shumë studime që tregojnë se arrat janë të dobishme për humbje peshe për shkak të fibrave, proteinave dhe yndyrave të shëndetshme të pangopura.

3. Tërshërë

Një tas me tërshërë për mëngjes do të ndihmojë në fillimin e metabolizmit tuaj. Është e shëndetshme sepse është e pasur me fibra, me pak kalori dhe shumë ngopëse.

4. Gjimnastikë

Trajnimi intensiv ose ushtrimet energjike të alternuara ndihmojnë në djegien e yndyrës. Sa më intensivisht të ushtroni, aq më shumë kalori do të digjni.

5. Ndryshime të vogla ditore

Ju mund të digjni kalori kur jeni në punë ose në shtëpi. Ngjit shkallët, ec në park, pastro shtëpinë. Ju lehtë mund ta ktheni rutinën tuaj të përditshme në një aktivitet më aktiv. Ka shumë mënyra për të djegur kalori shtesë dhe për të rritur metabolizmin tuaj gjatë gjithë ditës!

6. Fibrat vegjetale

Sigurohuni që të hani shumë fibra për të ndihmuar në procesin e tretjes dhe për të hequr qafe fryrjen. Fibrat gjenden në fruta, perime dhe drithëra. Ngrënia e shumë fibrave është një nga mënyrat kryesore për të zgjuar metabolizmin tuaj.

7. Flini

Me jetën tuaj të ngarkuar keni nevojë për pushim dhe gjumë. Dhe sipas një studimi të Universitetit Case Western Reserve, gratë që flenë pesë ose më pak orë çdo natë kanë 32 për qind më shumë gjasa të shtojnë peshë dhe 15 për qind më shumë gjasa të bëhen obeze sesa gratë që flenë shtatë ose më shumë orë. Ndërsa bëni më shumë gjumë, merrni më pak peshë.

Këshillë: Mos harroni se një mënyrë jetese e shëndetshme duhet të bëhet pjesë e jetës suaj të përditshme për të parë ndryshime.