Lajme

7 muaj më parë humbi vëllanë, sot u shua vet, çfarë shkruante Altini për tragjedinë

Tragjedi pas tragjedie në familjen Hoti në Itali. Shtatë muaj më parë familja Hoti humbi në aksident rrugor djalin e vogël Admir Hotin 18 vjeç.

Sot humbën djalin e madh, Altin Hotin 21 vjeç, i cili gjithashtu humbi jetën në aksident tragjik njësoj si vëllai i tij. Admiri u aksidentua për vdekje në maj të këtij viti. Ai ishte duke udhëtuar me një makinë “BMW”.

Po ashtu edhe vëllai i tij, Altin Hoti i cili u aksidentua në mesnatë sot humbi jetën në të njëjtën makinë.

Në makinën “BMW” me të cilën u aksidentua, Altini ndodheshin edhe dy të rinj të tjerë, Egli Gjeci 21 vjeç dhe Giulia di Tillio, 21 vjeçe, të cilët gjithashtu humbën jetën, pasi makina me të cilën po udhëtonin ra në lumë.

Postimi prekës i Altinit në shtator të këtij viti në Facebook për vëllanë që humbi në aksident

Në muajin shtator, Altin Hoti, i cili vdiq nga aksidenti i sotëm, bëri një postim rrëqethës në rrjetet sociale për vëllanë e tij. Më 27 shtator, ai shkruante:

“Më mungon shumë kampioni im. Kjo jetë pa ty është vërtetë e vështirë. Na mungon shumë. Të premtoj se do bëj gjithçka për të pasur drejtësinë e duhur. Mezi pres të të ritakoj vëllai im”.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo